Juglindja e vendit është zbardhur ditën e sotme nga reshjet e dëborës. Mokra e Pogradecit, Mali i Gramozit në Kolonjë, Shtylla, Dardha dhe malet e Voskopojës në Korçë janë mbuluar nga dëbora.
Temperaturat kanë pësuar një rënie të shpejtë ku në qytet kanë zbritur deri më 3 gradë.
Siç shihet rruga është e mbuluar tërësish nga bora, ndërsa dhe kodrinat e “veshura” me ngjyrën e bardhë sinjalizuan ndryshimet klimaterike e ardhjen e stinëve të ftohta.
/Priza.al/