FOTO-VIDEO/Tragjedi në Egjipt! 32 të vdekur dhe 60 të plagosur në një aksident hekurudhor 

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Egjipt, ku aktualisht flitet për 32 viktima. Ministria e Shëndetësisë raporton se 32 persona kanë vdekur, dhe 66 të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së dy trenave në jug të Egjiptit. Sipas autoriteteve, ky është një ndër aksidentet më të rënda hekurudhore në këtë shtet.

Në deklaratë është thënë se dhjetëra ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes në provincën Sohag, rreth 460 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro.

Dy trena pasagjerësh janë përplasur në Egjipt, ndërsa karroca të shumta dolën nga binarët dhe u përmbysën.

Dhjetëra ambulanca nxituan për në vendngjarje dhe morën të paktën 50 të plagosur në katër spitale aty pranë, të cilët kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Sistemi hekurudhor i Egjiptit ka një histori të pajisjeve të mirëmbajtura keq dhe menaxhimit të dobët. Shifrat zyrtare tregojnë se 1.793 aksidente trenash ndodhën në vitin 2017 në të gjithë vendin.

Presidenti Abdel-Fattah tha se ai po vëzhgon situatën, dhe se personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi.

Në vitin 2018, një tren pasagjerësh doli nga shinat afër qytetit jugor të Aswan, duke lënë të plagosur të paktën gjashtë persona.

Në të njëjtin vit, presidenti Abdel-Fattah el-Sissi tha se qeverisë i mungojnë rreth 250 miliardë paund egjiptian, ose 14.1 miliardë dollarë, për të riparuar sistemin hekurudhor të shkatërruar.

Burimi i lajmithttps://www.dailymail.co.uk/news/article-9406223/Two-passenger-trains-collide-southern-Eggypt-dozens-victims-expected.html

Përshtatur nga Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *