Tragjedi në Tajvan! Digjet ndërtesa 13-katëshe, humbin jetën 25 persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

25 viktima dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri të fuqishëm në një ndërtesë në Tajvan.

Sipas AP News, ndërtesa 13-katëshe u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të së enjtes. Zyrtarët kanë deklaruar se 55 persona ishin dërguar në spital, përfshirë 14 persona që nuk treguan shenja jete.

Të paktën 25 persona të gjetur në vendngjarje u dërguan menjëherë në morg, thanë autoritetet.

Zjarrfikësit ende nuk e kanë konfirmuar burimin e këtij zjarri, megjithatë dëshmitarët thanë për mediet lokale se ata kishin dëgjuar zhurmën e një shpërthimi rreth orës 3 pas mesnate.

  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *