Pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha i cili tha se Rama kërkon që të përfshihet në debatin brenda demokratëve, ka reaguar ky i fundit. Nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se ajo që po ndodh brenda PD-së e bën realisht që të ndihet keq.
Rama: Ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm që nuk më argëton, por realisht më bën të ndihem keq. Sepse është fundi i etikës, i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë, po deri këtu nuk kishte shkuar. Është shumë e shpëtuar ajo që ndodh. Foltoren nuk e solla unë këtu. Foltoren këtu s’ke për ta dëgjuar, nëse s’do ta sjellësh ti foltoren këtu. Pse më ndërhyn?! Pse qesh?
Basha qesh…
Rama: E qeshura që të del natyrshëm, ka filluar që të të dalë me vështirësi këto kohë. Të kam pikë referimi. Mendoj për të mirën tënde. Sa më mirë të jetë opozita, aq më shumë mund të angazhohet shumica.
/Priza.al/