VIDEO/ ‘Dënimi’ mbaroi, Fifi mirëpritet me përqafime nga Graniti

Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi, ka kaluar dy ditë në ‘dhomën e dënimeve’ së bashku me tre banorë të tjerë, Palomën, Ilirin dhe Arditin, pasi thyen disa rregulla.

Mbrëmjen e djeshme ata u ribashkuan me pjesën tjetër të banorëve dhe më të lumturit nga kjo kanë qenë Fifi dhe Graniti.

Dyshja janë takuar menjëherë me njëri-tjetrin mes përqafimesh e deklaratash të ëmbla.

Të njëjtit po ashtu kanë folur për raportin e tyre, gjersa Fifi ia rithekson se nuk është femër seksi por që veçohet për të tjera gjëra.

“Nëse kisha qenë prej jashtë e kisha analizuar Granitin, unë nuk jam femër seksi, unë kam tjetër çka, unë jam Fifi”, ka thënë Fifi.

Më pëlqen që je kështu. Ke diçka të veçantë që nuk e kanë tjerat, jo vetëm pamja e mirë ose me qenë vetëm pamja e këndej”, kanë qenë fjalët e Granitit në anën tjetër.

Fifi dhe Graniti u komentuan kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e Big Brother VIP dhe emisionin e së martës ata pranuan se po lind diçka, duke përshkruar ndjesitë mes tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *