Në pikën doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë, ditën e sotme janë kthyer mbrapsht dhjetëra qytetarë por edhe të huaj ku shkak është barë vaksinimi me vetëm një dozë kundër Covid19.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme nga qeveria e Kosovës ditën e mërkurë, ndërsa qytetarët nuk kanë pasur dijeni për këtë ndryshim masash. E njëjta procedurë ndiqet edhe nga ana e Shqipërisë.
Megjithatë duket se lëvizja në të dyja anët e kufirit është frenuar. Po zbatohen kërkesat dhe një pjesë e qytetarëve po mbajnë edhe maska brenda në makina.
/Priza.al/