Po udhëtonte me motor me të dashurën, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Itali ku një shqiptar ka humbur jetën teksa po udhëtonte me motor me të dëshurën dhe është përplasur me një kamion.

22-vjeçari quhet Rikardo Kahuqi dhe jetonte në San Gemini. Përsa i përket të dashurës së tij, ajo ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion në spitalin Santa Maria.

Dy të rinjtë u përplasën, pasi 22-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplasja me një kamioni, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës. Kahuqi humbi jetën në vendin e ngjarjes.

/Burimi: Il Messaggero/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *