Teksa ka marrë fjalën ditën e sotme në Kuvend, deputeti Erion Braçe ka folur rreth krizës energjitike ku ka thënë se ai mban përgjegjësi për çdo firmë të hedhur gjatë kohës që ai ishte zv.kryeministër.
Braçe: Të dy palët nuk do guxonin të bënin privatizimin e OSSH-së. Këtu po i bashkohem Bashës në thirrjen; hetojeni privatizimin OSSHE-së, e jo kot se dua unë. Por për këtë tabelën këtu. U privatizua për të transferuan vjedhjen në energji. Vjedhja në OSSH ishte 34/100 lekë. Në 2013; 45/100 lekë. 330 milion dollarë janë humbjet në treg. Ky është problemi që kemi edhe me energjinë elektrike. Ishin kosto. Për ata që nuk paguanin kur të vjen çmimi me 9.5 lekë, rritje e madhe është. Kjo është e drejta. Unë i dal zot çdo firme të hedhur në VKM. Nuk i kam duart me gjak. Nuk ma prish gjumin gjaku. Vetëm ora e mëngjesit kur dal për të vrapuar, pa roje. Është shumë kollaj të përmendësh emra. Unë nuk jetoj në Hamallë, tek kompleksi i Samir Manes. Gjithë çfarë thua këtu është kaq kot kur shkon në darkë atje.
/Priza.al/