Kryedemokrati Lulzim Basha pas pak çastesh do të zhvillojë një takim me një delegacion nga Senati Amerikan ku e pranishme do të jetë edhe ambasadorja Yuri Kim.
Është bërë me dije se takimi do të nisë në orën 15:00 në selinë e Partisë Demokratike dhe do të jenë të pranishëm disa zyrtarë.
Ende nuk janë bërë të dituar detaje më të hollësishme mbi qëllimin e zhvillimit të këtij takimi.
/Priza.al/