Studimi i ri ngjall frikë tek femrat/ Deodoranti juaj kundër djersitjes mund të shkaktojë kancer të gjirit

Debati i vjetër prej dekadash nëse deodorantët kundër djersitjes mund të çojnë në kancer të gjirit është ringjallur në komunitetin shkencor pas publikimit të dy studimeve të reja.

Fokusi ka qenë në rolin e aluminit, i përdorur shpesh në deodorantin kundër djersitjes për të zvogëluar djersën, i cili mund të veprojë si estrogjen në receptorë të caktuar të gjirit.

Disa studime në të kaluarën kanë thënë se nuk ka lidhje midis aluminit të përdorur në deodorantët dhe kancerin e gjirit, por studimet e reja kanë konfirmuar efektet toksike të kripërave të aluminit të pranishme në deodorantët dhe potencialin e tyre kancerogjen në qelizat e gjirit.

Studimet u kryen nga një grup studiuesish nga Fondation des Grangettes dhe Centre d’Onco-Hématologie në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit dhe të udhëhequr nga shkencëtarët zviceranë André-Pascal Sappino dhe Stefano Mandriota.

/Burimi: Euronews/Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *