Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka shembur një pallat në zonën e Astirit. Një ditë më parë, forcat e IKMT-së vendosën një sasi të konsiderueshme të lëndës eksplozive, C4, por nuk arritën të rrëzonin pallatin disa katësh.
E ndërsa mesditën e sotme, IKMT në tentativën e dytë ka hedhur në erë ndërtesën. Godina ishte 7 katëshe, e ndërsa për të u përdorën 10 kilogramë lëndë shpërthyese, që u vendosen në 350 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.
“IKMT prish me sukses objektin 7 katësh ne gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. U përdoren 10 kilogramë lëndë shpërthyese, që u vendosen në 350 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit”.