Lotaria Amerikane, kujdes mos të bieni në ‘grackë’! Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Prej datës 6 tetor kanë nisur aplikimet për Lotarinë Amerikanë në Shqipëri. Sipas njoftimit, aplikimet do të jenë të hapur deri më 10 nëntor, por jo të gjithë dinë sesi t’i ndjekin hapat e regjistrimit në mënyrën e duhur.

Jo rrallë herë ndodh që qytetarë të ndryshëm të ofrojnë si shërbim hedhjen e lotarisë amerikane kundrejt pagesës. Ambasada Amerikane në Shqipëri ka kujtur qytetarët që për të aplikuar për Programin e Vizave të Diversitetit nuk nevojitet asnjë lloj pagese.

Po regjistroheni për Lotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para,” shkruhet në postimin e ambasadës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *