Sheshi i lojërave i miliarderit Richard Branson është pritur mirë nga të gjithë. Ai quhet Moskito Island dhe vizitorët mund të akomodohen në një nga tre pronat luksoze. Njëra prej tyre është ‘Branson Estate’ e cila u dha me qera në fillim të vitit të kaluar. Më pas iu shtuan dy të tjerat ‘Oasis Estate’ dhe ‘Point Estate’.
Oasis Estate ka nëntë dhoma dhe është e shtrirë në 50.5 hektarë. Prona me tetë dhoma gjumi përbëhet nga një shtëpi qendrore dhe disa bujtina të pavarura.
Të gjithë mysafirët në Moskito Island ndajnë përdorimin e fushave të tenisit, të cilat janë të dizajnuara në të njëjtin stil si ato në Necker Island – shtëpia e turneut ekskluziv të Necker Cup.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/