Shpesh ju ka rënë në sy që personazhet e famshme femra publikojnë foto në rrjete sociale pa reçipeta.
Por, ka një arsye se përse ata e ndërmarrin këtë hap. E para ka të bëjë për të treguar mbështetjen për Ditën Botërore pa Sytjena dhe e dyta me mbështetjen për gratë me kancer të gjirit.
Qëllimi është të ndërgjegjësohet për rëndësinë e vetëkontrollit të gjirit në mënyrë që të zbulohet kanceri i gjirit në kohë. Theksi vihet gjithashtu në rëndësinë e kontrolleve të rregullta.
Kjo ditë festohet që nga viti 2011. Ndërsa një ditë nuk do të thotë shumë, ekspertët argumentojnë se mos veshja e sytjena nuk duhet të bëhet praktikë për gratë.
“Veshja e një sytjena mund të vonojë uljen e parakohshme të gjinjve sepse ndihmon që indi lidhës brenda gjirit të mos shtrihet aq shumë gjatë ditës,” shpjegoi kirurgu kozmetik Dirk Kremer nga Harley St. Estetike.
/Priza.al/