Mblidhet Kryesia e re e PS, zbulohen dy porositë kryesore të kryeministrit Rama

Partia Socialiste ka mbledhur këtë mëngjes Kryesinë e partisë, ku pritet të marrë disa vendime lidhur me analizën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së re të PS, por që nuk do të jetë thjesht një mbledhje formale.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë pritet të diskutohen dhe miratohen disa projekt-akte, të propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, dhe që kanë të bëjnë me analizën e zgjedhjeve në çdo qark, ku në fund do të ketë dhe vendimmarrje mbi këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama do t’iu japë porositë e tij të gjithë anëtarëve të Kryesisë, që kanë të bëjnë kryesisht me angazhimin e tyre politik dhe organizativ. Sa i përket angazhimit politik të socialistëve, porositë do të jetë në raport me kundërshtarët politikë, ndërsa për atë organizativ kanë të bëjnë me organizimin e kësaj force politike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *