“Kam tentuar vetëvrasjen”, Arjola Demiri rrëfen për dhunën dhe vuajtjet nga ish-bashkëshorti

Aktorja Arjola Demiri rrëfeu për disa prej banorëve të ‘Big Brother Vip’, se ka vuajtur nga depresione si pasojë e ndarjes nga babai i tre fëmijëve të saj.

‘’Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.

Më tej ajo shtoi se si pasojë e kësaj gjendje ka dashur fatkeqësisht edhe të heqë dorë nga jeta.

Më herët Arjola ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhtuar, veprim të cilin ajo u përpoq ta falë për 6 vite.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *