Ndryshimet e diplomatëve në Ballkan/ Kush është ambasadori i ri i SHBA në Serbi, Christopher Hill

Christopher Hill, diplomat me përvojë ndërkombëtare edhe ballkanike, si ambasador i ShBA-ve në Serbi është një fakt se diplomacia amerikane po rikthehet në rajon.

Ish-diplomati i pensionuar konsiderohet si një negociator i vështirë dhe këtë status e konfirmoi edhe gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën në negociatat e vitit 1999 në Rambuje të Francës, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999, ku ishte pjesë e grupit të njohur si i kontaktit.

Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfrey, i cili ka qenë ambasador në Beograd që nga muaji nëntor i vitit 2019.

Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.

Zëvendës ambasadori amerikan në Beograd, Gabriel Escobar, së fundmi është emëruar zëvendës ndihmës sekretar në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

Matthew Palmer, i cili e mbajti këtë pozicion para Escobar, është emëruar i dërguar i SHBA për reformat zgjedhore në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa në Kosovë do ta kemi së shpejti ambasadorin e ri amerikan pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e emëroi në korrik diplomatin Jeffrey M. Hovenier për postin e ambasadorit të Kosovës.

Këto ndryshime të diplomatëve në Ballkan interpretohen si një përpjekje e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të forcuar praninë amerikane në rajon.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *