Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave në media se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës nga shpallja “non grata” që i bëri Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të këtij viti, pas zgjedhjeve parlamentare.
Përmes një reagimi në Twitter, Kim shprehet se vendimi i SHBA-së për personat që vendos që të shpallen “non grata” nuk negociohet dhe askush nuk duhet të pretendojë se ishte “ndërmjetës”. Ajo ka publikuar sot memorandumin kundër korrupsionit duke dhënë sërish një mesazh të fortë për ata që janë të përfshirë.
Ndër të tjera ajo deklaron se përcaktimi 7031 C nuk i nënshtrohet negocimit dhe se pavarësisht pretendimeve, faktet janë të pa-mohueshme.
“7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë përcaktuar mund të fajësojnë, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se ata që përfshihen në korrupsion do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan ambasadorja e SHBA.
/Priza.al/