EMRAT/ Falsifikuan formularët për regjistrimin e një trualli në Dhërmi, pranga 3 personave

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë,  pasi dyshohen se janë përfshirë në grabitjen e zyrat e pronave të këshillit të qarkut Vlorë 3 ditë më parë. 2 prej tyre ushtronin funksione publike.

Sipas Policisë,  Bardhyl Gjika me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin Kreshnik Mino, dhe shtetasin Spiro Duni, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie, në fshatin Dhërmi.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni i koduar “Formulari”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës.Operacioni  i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.Vihen në pranga  3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

-B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë.
-K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.
-S. D., 51 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *