Abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 18-vjeçari në Durrës

Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Mësohet se adoleshenti është arrestuar nga efektivët e komisariatit të Policisë së Durrësit.

14 vjeçarja i ka treguar familjes së saj se është abuzuar seksualisht nga adoleshenti.

Anëtarët e familjes kanë shkuar në polici dhe kanë bërë kallëzimin për të riun që më pas është arrestuar. 18-vjeçari, identiteti i të cili nuk dihet ende akuzohet për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë”, me të mitur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *