Një ish-pilot është shpallur fajtor nga një juri federale amerikane për akuzën e mashtrimit ndaj Administratës Federale të Aviacionit, gjatë procesit të certifikimit të Boeing 737 Max, i cili u përfshi në dy incidente fatale.
Sipas akuzës Mark Forkner, ka dhënë informacione false dhe të paplota për një sistem të automatizimit të kontrollit të fluturimit, i cili ka pasur një rol në incidentet që shkaktuan vdekjen e 346 personave.
Ky sistem nuk u përmend në dokumentet kryesore të dorëzuar në administratën federale të aviacionit, as në manualet e pilotimit dhe as në materialet e trajnimit.
Tashmë ai pret të dënohet deri në 100 vite burg. Ai gjithashtu akuzohet se ka krijuar një skemë për të mashtruar klientët e kompanisë ajrore për të përfituar dhjetëra miliona dollarë nga Boeing. Forkner është personi i pare që është akuzuar për mashtrim të kolaudimit.
/Priza.al/