Ndërron jetë deputeti konservator Sir David Amess pasi u godit me thikë në zyrën e tij afër Londrës gjatë një takimi elektoral me votuesit në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, në jug të Essex.
Pavarësisht ndihmës mjekësore 69-vjeçari për fat të keq vdiq në vendngjarje ndërsa është arrestuar një 25-vjeçar që dyshohet se ishte autor i ngjarjes.
Sipas këshilltarit të tij John Lamb, deputeti konservator Sir David Amess ishte vetëm duke bërë një takim normal elektoral në kishën metodiste kur ndodhi goditja me thikë. Sipas tij deputeti u mbajt në vendngjarje pa u transferuar në spital për mbi 2 orë.
Deputeti konservator përfaqësoi Southend West në Essex dhe është zgjedhur që nga viti 1983.
/Priza.al/