Një pagëzim në një kishë në New York ka shkaktuar të qeshura, jo vetëm tek të pranishmit por edhe tek shikuesit e saj, pasi videoja është bërë virale.
Situata ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit në ceremoni, ndërsa video është filmuar nga Demtri Lymberatos, babai i Jonathan 7 muajsh, i cili urinon gjatë pagëzimit të tij.
Shikuesit në rrjetet sociale gjithashtu kanë shprehur komentet e tyre duke qeshur, ndërsa urojnë fëmijën për jetë të gjatë e të shëndetshme.
Prifti ka treguar se pavarësisht momentit të sikletshëm duhet të qëndronte i qetë.
Ceremonia është zhvilluar të shtunën e kaluar, ndërsa video ka marrë më shumë se 13, 000 pëlqime.
/Priza.al/