“Kompania “Gerard-A SHPK” e vetmja me autobusët hibrid në Tiranë për transportin publik, e cila po operon me linjën e gjelbër në ‘Unazë’ premton që në të gjitha linjat e saj do shtojë autobusët hibrid dhe elektrik, pasi rritja e cilësisë, mos-ndotja dhe kushtet po pëlqehen nga të gjithë qytetarët”.
Kështu janë shprehur drejtuesit e kompanisë për JOQ ALBANIA, të cilët tregojnë se kanë pasur shume falenderime nga shumë qytetarë për shërbimin që ofrojnë. Gjithashtu qytetarët kanë dërguar mesazhe dhe komente falënderuese edhe pranë redaksisë sonë në lidhje me shërbimin.
Korrektësia me oraret dhe kushtet e autobusit janë dy pikat e forta të kësaj kompanie, që ka krijuar besim të plotë tek qytetarët dhe i ka lënë ata të kënaqur. Kjo kompani me autobusë hibrid që nuk ndosin aspak Tiranën, do të jetë edhe në shërbim të studentëve, të cilët për pak ditë fillojnë Universitetin.
Kompania u premton studentëve që nuk do të ketë aspak probleme me vonesat dhe me kushtet, që kanë qenë në autobusët e mëparshëm. Transporti është i rëndësishëm në një qytet me kaq probleme, prandaj edhe qytetarët kanë gjetur rehati në lëvizje tek kompania “Gerard-A SHPK”.se edhe pranë redaksisë sonë në lidhje me shërbimin.
/Burimi: JOQ/