Trondit aktorja e njohur me deklaratën: Ndihem e lumtur që mami im ndërroi jetë

Një postim i ‘shëmtuar’ i ka habitur të gjithë ndjekësit e aktores së njohur Jennette McCurdy, e cila ka bërë një deklaratë mbi vdekjen e mamasë së saj.

Ajo është shprehur e lumtur për vdekjen e së ëmës, pasi sipas saj, kjo e fundit kishte abuzuar me të për vite me radhë. Ajo ankohet se mamaja e saj në moshën 11 vjeçare e ka mësuar atë të ushqehet në mënyrë të pashëndetshme, aq sa t’i sillte probleme shëndetësore.

“Unë jam e kënaqur që vdiq mamaja ime dhe nuk do të gënjejnë se ishte shumë e vështirë të arrija deri këtu. Por tani jam në një vend të jetës sime që kurrë nuk do ta kisha menduar se ishte e mundur dhe në fund ndjehem e lirë.

Kujtimet e mija të hershme ishin ato të kaosit, ku emocionet e mamasë sime ishin jo të rregullta, sa shite si të ecje në litar përditë. Luhatjet e humorit të saj ishin të pranishme dhe nëna ime ëndërronte të bëhej aktore e famshme prandaj ishte e fiksuar të më bënte një yll”, ka rrëfyer aktorja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *