E rëndë në Qerret! Sauna i ‘kushtoi’ rëndë, humbin jetën katër turistë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Kavajës mbrëmjen e sotme ku katër turistë rusë kanë mbetur të vdekur pasi janë asfikiuar në një dhomë saune.

Ende nuk ka detaje mbi moshën, identitetin apo gjininë e tyre, por mësohet se të katërta viktimat kanë shtetësi ruse.

Këtë mbrëmje, rusët kishin shfrytëzuar dhomën e saunës, por në rrethana të paqarta kanë humbur jetën nën avullin e nxehtë të dhomës.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’ thuhet ne njoftim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *