Kapet një sasi droge në Fier, arrestohet i riu me dy mbiemra

Në kaudër të operacionit “Hoxhara”, policia në Fier ka arrestuar shtetasin Isrdi Haxhiu (Bajraktari) dhe shpalli në kërkim shtetasin Përparim Smira, pasi iu zbulua një sasi prej 10 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Smirës, në fshatin Hoxharë e Re, shërbimet e Policisë kanë gjetur të riun, i cili është bashkëpunëtor i 42-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale si dhe u gjet dhe u sekuestrua 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa gati për tu shitur.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për dy shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e kishin bërë gati për shitje, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. S., në fshatin Hoxharë e Re, shërbimet e Policisë kanë gjetur shtetasin I. H. (B)., i cili është bashkëpunëtor me shtetasin P. S në këtë veprimtari kriminale si dhe u gjet dhe u sekuestrua 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa gati për tu shitur.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. H. (B)., 20 vjeç, banues në fshatin Hoxharë e Re, Fier.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P. S., 42 vjeç, banues në Hoxharë e Re, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *