Plagosi me mjet prerës të riun, arrestohet 53-vjeçari në Tropojë

Policia në Tropojë ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi ka plagosur me thikë të mprehtë një të ri.

Shtetasi B.M banues në fshatin Dragobi, u arrestua nga policia pasi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç.

27-vjeçari, banues në fshatin Gri, ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Në qytetin e Bajram – Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta“- njofton policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *