Gruaja e Sean Penn, aktorja australiane Leila George, ka bërë kërkesë për divorc pas pak më shumë se një viti martesë. George, 29 vjeç, paraqiti dokumentet për shkurorëzim në Gjykatën Supreme të Los Angeles të premten (15 tetor), shkruan People.
Penn, 61 vjeç dhe George u martuan në korrik 2020 , gjatë një ceremonie private me një numër të vogël të pranishëm. Thashethemet për martesën e tyre filluan kur ata u panë me unaza ari në gishtërinj . Miqtë e tyre më vonë filluan t’i përgëzojnë në Instagram para se Penn të konfirmonte lajmin.
Megjithëse Penn dhe George kanë qenë të lidhur romantikisht që nga viti 2016, një mik i aktores i tha People në gusht pas dasmës së tyre se dyshja ishin ribashkuar më herët në vitin 2020 pas një periudhe të gjatë të ndarjeve dhe ribashkimeve.
“Ata u bashkuan dhe më pas u ndanë, dhe Sean e fitoi atë përsëri. Ai e kuptoi se kishte bërë një gabim dhe kur ndjeu se mund ta humbte atë, ai punoi shumë për ta kthyer atë”, tha ky burim.
“Ata u bashkuan përsëri gjatë COVID dhe u bënë vërtet të afërt dhe u fejuan disa muaj më parë, gjatë karantinës”, shpjegoi burimi.