Enca është padyshim një nga këngëtaret që ka treguar se i pëlqen shumë të luajë me look-un e saj. Kemi parë se ajo ka eksperimentuar shumë me flokët, duke provuar ngjyra të ndryshme, të cilat i shkojnë të gjitha.
Ajo nuk ka rezistuar dot më gjatë dhe ka ndryshuar pamjen e saj, duke bërë një prerje të thjeshtë të flokëve dhe ngjyrë me nuanca më të hapura. Për këtë ndryshim, Enca ka treguar përmes disa fotove që postoi në Instagram, e që dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse.
“25 vjeçarja më e lezetshme që njoh”, ka shkruar Enca në një postim në InstaStory.
Përsa i përket projekteve të saj muzikore, Enca solli këtë verë këngët “Rakia” dhe “Suavele” që u pritën mjaft mirë nga publiku dhe numërojnë miliona klikime në platformat muzikore.
Kujtojmë se kënga e saj, “Rakia” u diskutua gjerë e gjatë në media e rrjete sociale. Këngëtarja kishte zgjedhur si protagonist në klip ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepin, me të cilin shfaqet në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në shtrat.
/Priza.al/