Policia greke ka kapur në Igumenicë një sasi kanabisi prej 256kg e 310 gr, i cili mendohej se kishte hyrë nga kufiri shqiptar. Në pranga ranë 2 grekë që po transportonin sasinë e madhe të drogës.
Policia pikasi një furgon në zonën e Thesprotisë, ku shoferi, për t’iu shmangur kontrollit shtoi shpejtësinë, duke shtuar dyshimet. Policia iu vu në ndjekje dhe arriti ta ndalonte mjetin në Prevezë, ku zbuloi drogën dhe vuri në pranga shoferin.
Kanabisi ishte i ndarë në 8 çanta udhëtimi, që përmbanin gjithsej 42 pako kanabis.
Policia bëri konfiskimin e automjetit si dhe 2 pako heroinë prej 6.9 gram, që u gjetën në shtëpinë e shoferit.
Në lidhje me ngjarjen u arrestua edhe një grek tjetër, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjithë të përfshirëve në trafikun e drogës.
/Priza.al/