Do krijonte lidhje dashurie me Donaldin? Semi përgjigjet pa hezitim

Banorët e ‘Big Brother VIP’ shpeshherë e ‘ngacmojnë’ njëri-tjetrin në lidhje me diskutime të ndryshme që bëjnë.

Mbrëmjen e djeshme tema e debatit ishte nëse do krijonin një lidhje dashurie me ish të dashurin/ën e mikut/mikes së ngushtë.

Mendimet ishin nga të ndryshmet, por fokusi ishte qëndrimi i Semit, pasi Donaldi me të cilën ajo është tepër e afërt në atë shtëpi, është ish-partneri i Bora Zemanit, njëkohësisht mikesha e ngushtë e Semit.

Përgjigja e Semit ishte e shkurtër dhe tepër e sigurtë.

“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”.

Këngëtarja nuk hoqi dorë nga parimi i saj, edhe pse banorët e “provokuan” disa herë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *