“We too”/ garuesit e veçantë të Maratonës së Tiranës

Maratona e sotme përveç personave normalë ka patur edhe një kategori tjetër që e bën këtë garë më interesante. Një kategori e veçantë e kësaj maratone është edhe ajo “We too” e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese.

Pjesë e garës së sotme ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë.

Garues me karroca u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km. Pjesë e garës ishte dhe Emiliano Lule, i cili edhe pse ka humbur shikimin disa vite më parë, shërben si frymëzim për shumë njerëz të tjerë me punën e tij të përditshme dhe në mbështetje të njerëzve në nevojë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *