Dita e sotme ka nisur me debate për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip”.
Bëhet fjalë pikërisht për një situatë të shkaktuar mes Arjola Demirit dhe Arditit.
Aktorja vendosi që të sqarojë një batutë që këngëtari i kishte drejtuar asaj një mbrëmje më parë.
Në bisedë e sipër, Arditi i ka përmendur Arjolës emrin e mikeshës së përbashkët që kanë jashtë shtëpisë.
Po ashtu, ai i është drejtuar me fjalët:
Pusho se ta solla A****.
Mesa duket kjo nuk është pritur aspak mirë nga Demiri, e cila e ka marrë si ofendim. Aktorja sapo është zgjuar në mëngjes vendosi që t’i bënte të qartë Arditit se nuk ka frikë nga askush tjetër përveç Zotit.
‘’Nëse e dua kaq shumë atë njeri dmth që e rrespektoj por jo që e kam frikë. Ishte shumë e shëmtuar ajo që më the”,- tha Arjola.
Nga ana tjetër, Arditi u përpoq që të sqaronte se kjo ishte e gjitha për humor dhe qëllimi i tij nuk ishte aspak që të ofendonte dikë.
Arjola mesa duket nuk është bind nga ky shfajësim i tij dhe shtoi:
Je 100 vite më i vogël se unë, e kuptoj shumë mirë se si e the.
/Priza.al/