Rrëmbehen 17 misionarë amerikanë në Haiti, mes tyre tre fëmijë! Vjen reagimi i SHBA-ve

Rreth 17 misionarë amerikanë janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës së Haitit. CNN raporton se janë rrëmbyer 14 të rritur dhe tre të mitur.

Misionarët u rrëmbyen në Titanyen, në veri të kryeqytetit Port-au-Prince.

Një zëdhënës i qeverisë amerikane tha se ata ishin në dijeni për raportimin e rrëmbimit.

Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit është një nga përparësitë më të larta të Departamentit të Shtetit,” tha zëdhënësi, duke mos pranuar komente të mëtejshme.

Në lidhje me këtë lajm nuk ka reaguar ende Ministria e Drejtësisë në Haiti apo Policia Kombëtare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *