I riu nga Korça shpallet fitues në 42 km në garën “Maratona e Tiranës”

Fituesi i garës së ditës së sotme në maratonën e Tiranës është shpallur Ilir Kellezi nga Korça.

Ai ka arritur të dalë i pari në 42 kilometra me logon e Ministrisë së Mbrojtjes. Në kategorinë e femrave,  rekordmenia Luiza Gega u rendit e dyta.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka uruar të riun për garën e fituar, ndërsa shprehet se lëvizja sportive brenda Forcave të Armatosura do të jetë së shpejti me një program të ri.

“Ilir Kellezi nga Korça, që garonte sot në maratonën e Tiranës me logon e Ministrisë së Mbrojtjes u shpall fitues në 42 km. Lëvizja sportive brenda Forcave të Armatosura, së shpejti me një program të ri entuziast. Krenar për shpirtin kampion të FA”, shkruan ministri i Mbrojtjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *