Misioni ”Lucy” nis rrugëtimin rreth Jupiterit/ Gjatë 12 viteve të ardhshme do të eksplorojë…

Ka filluar misioni i fundit i asteroidit i NASA -s, që synon studimin e shkëmbinjve rreth Jupiterit. Gjatë 12 viteve të ardhshme, misioni i quajtur ”Lucy” do të eksplorojë një numër rekord të asteroideve.

Në prill 2025, anija kozmike pritet të fluturojë pranë një asteroidi në brezin kryesor të sistemit diellor. Asteroidet e ashtuquajtur trojanë rrethojnë Diellin në dy grupime, me një grup që i paraprin Jupiterit në rrugën e tij dhe tjetri që e ndjek atë.

Duke studiuar nga afër këto asteroide, shkencëtarët shpresojnë të mësojnë më shumë rreth asaj se si planetët në sistemin tonë diellor u formuan 4,5 miliardë vjet më parë dhe pse përfunduan në konfigurimin e tyre aktual.

Misioni ”Lucy” do të revolucionarizojë njohuritë për origjinën planetare dhe formimin e sistemit diellor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *