Mos u çudisni por këto veshje ndonëse janë mashkullore janë shumë “in” për momentin.
1-Këmishë e bardhë
Këmishë oversize,e bardhë dhe një palë xhinse janë kombinim klasik por nuk del nga moda kurrë.
2-Këmishë xhins
E dinit që materiali xhins dhe lëkura bëjnë një dyshe të parezistueshme?Nëse jo,ja ku po jau themi ndaj provojeni njëherë!
3-Papionat
Nëse doni te ngjasoni me fashion bloggeret, merrni një papion dhe luani me të.Ngjyra të ndryshme që ta kombinosh me çantën ose këpucët dhe jeni gati për ca foto të mira.
4-Pantallona Mashkullore
Të rehatshme,të gjëra dhe shumë stil!Sigurohuni ti vishni me një kanatjere dhe një xhaketë dhe na besoni,jeni gati!
5-Bluza sportive
Nuk ka nevojë për këshilla sepse kto lloj bluzash dimë si ti veshim të gjitha dhe të ngjajmë yll me to!
6-Xhaketa Boyfriend
Kjo është për guximtaret,njëherë ta provoni dhe nuk do ta ndani nga stili juaj i miksuar.
/Priza.al/