Shkencëtarët kanë zbuluar se personat që humbin virgjërinë në të njëzetat, me kalimin e kohës, janë më të lumtur dhe më të kënaqur me lidhjet e tyre.
Por ajo që brengos, sipas shkencëtarëve është se këta persona rrallëherë lidhin martesë së bashku.
Deri më tani nuk është kryer një hulumtim i tillë i cili tregon ndikim afatgjatë, ndikimin mendor dhe atë fizik të qenit në lidhje të hershme seksuale.
Paige Harden nga universiteti në Teksas ka dashur ta zbulojë nëse koha e fillimit të marrëdhënieve seksuale mundet t’i parashikojë përfundimet romantike, siç janë martesa dhe jeta e përbashkët. Harden në hulumtimin e saj kishte përdorur të dhënat e 1.659 personave që ishin vëzhguar për 18 vjet rresht.
Ajo që Harden kishte zbuluar ishte se ata persona që ishin future herët marrëdhënieve seksuale, me kalimin e kohës kishin pasur arritje më të lartë edukative dhe më shumë të ardhura financiare.
Ata, po ashtu, ishin më të lumtur dhe më të kënaqur në lidhjet e tyre
/Priza.al/