Si ta kuptoni që parfumi ju ka skaduar dhe a është i dëmshëm ta përdorni sërish?

Sa kohë ju ndodh që t’ju zgjasë një parfum? Ndoshta nuk e dini, por një parfum skadon. Po, ndodh! Ajo që natyrshëm lind si pyetje, është se a është i dëmshëm nëse ne lyhemi me një parfum të skaduar.

Nga pikëpamja e shëndetit dhe sigurisë, nuk ka rrezik real për të spërkatur një parfum të vjetër. Meqenëse aromat përmbajnë alkool, nuk ka pasoja mikrobike. E vetmja pengesë, mund të jetë fakti që aroma ndryshon me kalimin e kohës dhe ndoshta nuk do t’ju pëlqejë më.

Ka një taktikë të veçantë se si mund të dalloni nëse një parfum është i skaduar. Mjafton që të shihni ngjyrën dhe erën. Ngjyra mund të jetë errësuar dhe aroma mund të mos jetë më e njëjta. Kjo do të thotë që duhet ta hidhni atë parfum.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *