Ka nisur sot viti akademik 2021-2020 në të gjitha universitetet e vendit. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, studentët e pavaksinuar nuk janë lejuar të futen në auditore. Në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit vetëm 200 e kanë bërë vaksinën kurse nga rreth 200 pedagogë, vaksinën e kanë bërë 84% e tyre dhe pjesa tjetër është paraqitur me teste. Studentët e pavaksinuar janë shprehur se vetëm 5% e studentëve e kanë kryer vaksinën.
Ndërkohë, një situatë e ngjashme paraqitet edhe në universitetin e Shkodrës. Sipas rektores Suzana Golemi vetëm 30% e studentëve janë vaksinuar.
“Kemi 30% të studentëve të vaksinuar sipas komunikimeve me email. Sot do bëjme një verifikim më konkret me përballjen me studentët në dyert e fakulteteve. Nuk do lejohen sot studentë pa vaksinë dhe pas shqyrtimit të të dhënave do merret një vendim. Apel për tu vaksinuar pranë qendrave të vaksinimit në fakultete”, tha ajo.
Zv.drejtori i universitetit Fan Noli, në një dalje në media është shprehur se të pavaksinuarit do të futen në auditore. Sipas Artur Adilit ata do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit. Pyetjes nëse janë duke shkelur urdhrin e ministrisë, ai thotë se ne nuk mund të privojmë studentët nga mësimi por do t’i udhëzojmë për tu vaksinuar.
Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.
/Priza.al/