Vdekja e 4 shtetasve rusë duket se po merr një tjetër drejtim dhe pista e hetimeve të policisë është përqendruar tek vrasja. Për këtë arsye Prokuroria e Kavajës, ka regjistruar procedim penal për vrasje. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së çiftit, vajzës së tyre dhe dhëndrit, të moshës nga 31 në 60 vjeç. Sapo të konfirmohet ekspertiza do te shihet edhe vepra penale e sakte.
Vdekje aksidentale, vrasje apo vdekje për shkak të mos respektimit të kushteve të sigurisë teknike për ambientet e SPA dhe pishinës dimërore.
Ditën e djeshme Ambasada ruse në Shqipëri reagoi për herë të parë dhe u shpreh se pret nga autoritetet shqiptare që të zbardhin sa më shpejtë arsyet e vdekjes se 4 shtetasve.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës të së premtes ku trupat e 4 familjarëve u gjetën pajetë në ambientet e pishinës. Viktima mbetën Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
/Priza.al/