Ngjarja tragjike e tre netëve më parë në Qerret ka bërë bujë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij. Ngjarja po komentohet përveç se nga mediat shqiptare edhe nga të huajat.
Media britanike ‘The Sun’ ka shkruar një artikull të veçantë për vdekjen e tyre duke e quajtur misterioze, pasi shkaku kryesor mendohet të ketë qenë asfiksia. Në rreshtat e tij artikulli shpjegon kur ndodh humbja e jetës nga asfiksia, duke ngritur pikëpyetjet nëse vërtet pushuesit rusë humbën jetën nga asfiksia.
“Asfiksia ndodh kur trupi nuk mbushët me oksigjen, por që të ndodh kjo duhet të ketë prani të gazrave të tjerë që janë të dëmshëm për organizmin e njërit”– shkruhet në njërin nga paragrafët e artikullit.
Sergey Burenkov, 60 vjeç, e shoqja Natalya Burenkova, 58 vjeç, vajza e tyre 31 vjeçare Katya dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën të pa jetë natën e së premtes në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace”.
/Priza.al/