Në kamionatin holandez të futbollit ndodhi një ngjarje e frikshme, pasi u shemb një ndarje e ulët e stadiumit. Ngjarja ndodhi teksa tifozët miq kërcenin mbi të duke festuar fitoren ndaj skuadrës së NEC.
Skuadra Vitesse e qytetit të Arnhem mundi NEC 1-0 në fushën e këtyre të fundit, me golin e shënuar nga Nikolai Baden Frederiksen.
De Vitesse-supporters zijn door het dolle heen na de zege in de derby, maar een deel van het uitvak in het Gofferstadion begeeft het… 🏟⚠️#necvit pic.twitter.com/CkhqWhakSO
— ESPN NL (@ESPNnl) October 17, 2021
Disa nga tifozët në radhët e para u rrëzuan, por për fat të mirë asnjë nuk u lëndua. Futbollistët të shqetësuar ndaluan menjëherë lojën. Pasi konfirmuan që askush nuk ishte lënduar, fansat vijuan sërish celebrimet e tyre të fitores.
/Burimi:Daily Mail/Përshtati në shqip:Priza.al/