20-vjeçari përdhunoi 43-vjeçaren me probleme mendore në Devoll! Gruaja ishte 6 muajshe shtatzënë, fqinjët: Nuk dukej fare, e mësuam nga TV

Detaje horror vijnë nga përdhunimi i 43-vjeçares me probleme mendore në Devoll nga i riu 20-vjeçar. Mësohet se 43-vjeçarja, është paraqitur në spitalin e Bilishtit ku pas konstatimeve të mjekëve ka rezultuar shtatzënë 6 muajshe.

Pas hetimeve nga policia ajo është shprehur se ka qenë e abuzuar seksualisht nga K.K, 20 vjeç, nga Mirasi. Ngjarja ka tronditur familjarët, kjo edhe për faktin se nuk kanë pasur dijeni për shtatzëninë e saj. Familjarët kanë refuzuar që të flasin për mediat, duke thënë se çdo gjë e kanë kallëzuar në Polici. Fqinjët tregojnë se 43-vjeçarja nuk dukej aspak që ishte shtatzëne, por se lajmin e kanë mësuar nga televizori.

Gruaja jeton me dajën dhe hallën sepse prindërit i kanë vdekur, e ndërsa familja e saj me të riut kishin hyrje-dalje. 20-vjeçari u vu dje në prangat e policisë, ku akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *