1-Të jeni të përgatitur dhe gjakftohtë.
Duke hyrë në zyrën e punëdhënësit potencial thuani diçka që do ta shkaktojë qeshjen e tij/të saj, por mos bëni shaka. Më tutje mund të vazhdoni: “Më lejoni që t’ju drejtohem shkurtimisht”.
2-Mos lejoni të diktojnë se djersiteni.
Ekspertët thonë se të djersiturit në bazë nervore mund të hiqet me anë të shtrëngimit të muskujve të stomakut-rektal. Nëse ju djersiten shuplakat domosdo duhet t’i fshini para se të përshëndeteni.
3-Jini të gëzueshëm.
Të shprehurit e papërcaktuar, të njëtrajtshëm lë përshtypjen e personit që nuk e ndien veten mirë, kurse biseda e gjallë ndikon në shfaqjen e grimasave të caktuara në fytyrë, e cila duket tërheqëse.
4-Veshja është pjesë e suksesit.
Taket e larta, petkat e dekoltuara, tejet të shkurtra dhe tejet të ngushta nuk vijnë në konsiderim. Kjo gjë vlen edhe për frizurën kur flokët bien përmbi sy, syzet që shkëlqejnë ose e reflektojnë dritën. Facoletat dhe qaforet rreth qafës freskojnë pamjen dhe tërheqin vëmendjen në fytyrën tuaj.
5-Bëhuni të paparashikueshëm.
Fillojeni bisedën rreth diçkaje së papritur në mënyrë që mu nga fillimi ta tërhiqni vëmendjen e dëgjuesit. Kjo mund të jetë ndonjë anekdotë, ndonjë fakt, ndonjë metaforë. Përfundimi i bisedës gjithashtu ka rëndësi dhe duhet të jetë me efekt si farë “note e lartë e ndonjë arie që nxit duartrokitje”.
6-Kurrë mos lexoni gjatë prezantimit.
Në vend të kësaj përgatitni për vete shënime të shkurtra, kurse në margjinën e majtë të secilit paragraf mund të shkruani një fjalë që paraqet syzhenë asaj që dëshironi ta thoni.
7-Mos u jepni.
Si atëherë kur mbani fjalim, e njihni personin i cili së shpejti ndoshta do të jetë shef juaji ose jeni nikoqir në ballon zyrtare, ju jeni si tenisti që bëhet gati ta presë topin. Kjo nënkupton ekzistimin e një disipline të pasosur. Mbajeni në mend- bindja përmban 8% të suksesit, fenomeni 42%, kurse mënyra e ligjërimit 50%.
8-Silluni në dhomë në mënyrë autoritative.
Asnjëherë mos ecni pasigurt, me dy mendje! Guximi paraqet shprehje të rafinuar të vetëbesimit me anë të të cilit do të merrni miratim nga rrethi.
/Priza.al/