Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen ka marrë pjesë në samitin evropian mbi investimet e qëndrueshme. Ajo bëri thirrje për angazhimin e gjithë botës gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) që do të mbahet në Glasgow nga 31 tetor deri më 12 nëntor. Ursula u shpreh se presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka premtuar dyfishimin e kontributeve për vendet në zhvillim. Ndër të tjera, Von der Leyn theksoi se BE mbetet donatori më i madh përsa i përket ndryshimeve klimatike.
“Nëse kjo nuk ndodh nuk do të ketë më kohë për të ndaluar ndryshimet klimatike. COP26 në Glasgow do të jetë momenti i së vërtetës për bashkësinë botërore. Biden tashmë ka premtuar se do të dyfishojë kontributet e SHBA për vendet në zhvillim, BE do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj nivelit më të lartë të ambicies: BE mbetet donatori më i madh përsa i përket ndryshimeve klimatike“- tha Ursula von der Leyen.
/Priza.al/