Qytetarët protestojnë rritjen e çmimeve para Kryeministrisë: S’jemi të varfër por të vjedhur

Pasditen e sotme po zhvillohet një protestë nga qytetarët para Kryeministrisë në kuadër të rritjes së çmimeve të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama, si pasojë e krizës globale.

Një protestues ka kërkuar nga kryeministri që të deklarojë minimumin jetik në vend, duke u shprehur se kontratat me oligarkët janë abuzimet më të mëdha.

“Kryeministri të deklarojë publikisht minimumin jetik. I ka kërkuar kryeministrit shqiptar të nxjerrë kontratat me oligarkët që janë abuzimet më të mëdha. Ai duhet të përgjigjet për ligjin që po përgatit për oligarkët. Autoriteti i Konkurrencës përse nuk u vendosi gjoba oligarkëve të mielli”, u shpreh një qytetar.

Gjithashtu një tjetër qytetarë, ndërsa reagoi me kritika ndaj kryeministrit Rama, theksoi se populli është i varfër dhe se nuk mund të përballojë këtë rritje çmimesh, pasi nuk prodhohet asgjë në këtë vend.

Më tej theksoi se Shqipëria nuk është vend i varfër, por është një vend i vjedhur.

“Pyetja është përse jemi kaq të varfër dhe përse nuk përballojmë dot një rritje çmimesh?”, u shpreh ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *