Vrasja e mikut të Aldo Bares, gazetari Hoxha ‘këshilla’ policisë: Kapni trurin e bandës, ndryshe viktimat s’ndalen

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se vrasja e 38-vjeçarit Alban Semaku është thjesht e radhës, pasi zinxhiri i bandës së Lushnjës nuk do të ndalet me kaq. I ftuar në studion e “ABCNews”, Hoxha tha se se prej vitesh janë problematike ngjarjet zinxhir në Lushnjë pasi agjencitë në vend nuk po arrijnë që ta ndërpresin atë. Ndër të tjera ai tha se nëse autoritetet tona nuk do të synojnë të kapin “trurin” e kësaj bande, atëherë trupa të tjerë të pajetë do të vijojnë të gjenden.

“Ngjan me dy vrasje të tjera në Lushnje që u bëhen njerëzve të sapodalë nga burgu. Është viktimë e krimit të organizuar dhe ngjarja me shumë mundësi nuk do të zbulohet. Ngjarjet në këto 5 vite lidhen me njëra-tjetrën, kanë një zinxhir. Aty problematika nuk janë autorët por janë investitorët. Nuk kapen dot autorët sepse kanë informacione, mbështetje logjistike. Të rrish në kërkim ka kosto. Ata kanë mjete që i ndërrojnë vazhdimisht. Kush i mban? Dikush i fuqishëm financiarisht,”- tha Hoxha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *