Vaksinimi i studentëve, Rama: S’i nxjerr dot jashtë auditoreve të pa injektuarit

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në “Now”, ka deklaruar se studentët e pa vaksinuar nuk duhet të futeshin në autditore sot.

Ai tha se pranimi apo mospranimi i tyre në auditore është në duart e universiteteve pasi janë autonomë. Rama shtoi se Qeveria nuk mund të dërgojë njerëz e të nxjerrë jashtë studentët.

“Nuk besoj se është e nevojshme të kalojmë në masa të tilla ekstreme. Duhet menduar në mënyrë pozitive. Duhet menduar që, duke qenë se vaksinat do të vijojnë të jenë në dispozicion, do të vaksinohen. Normalisht ata nuk duhet të marrin pjesë, por kjo është një çështje e autoriteteve sepse qeveria nuk çon dot njerëz për t’i nxjerrë jashtë. Universitetet janë autonomë. Ata që janë vaksinuar kanë të gjithë të drejtën që të jenë në një mjedis të sigurtë, ministria e Arsimit duhet të shkojë të nxisë studentët,”- tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *